Një foto me pamje nga disa kanione të mrekullueshme ka postuar kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në faqen e tij në “Facebook” një ditë më parë, duke i bashkangjitur edhe përshëndetjen me fjalët “Mirëmëngjes Tirana”.
Megjithëse nuk e ka specifikuar vendin ku ndodhet, sipas Veliajs, bëhet fjalë për një vend që përfshin Tirana. Por a janë këto kanionet e Shëngjergjit?
Këtu ka lindur një dyshim i madh, dhe po vihet në diskutim nëse kryebashkiaku Veliaj ka mashtruar apo jo me fotot, pasi një vend i tillë identik është në Kaliforni (shih foton më poshtë).
Me reagime të shumta është pasuar ky postim dhe shumë komentues shkruajnë se Veliaj e ka vjedhur foton në internet. Edhe gazetari Dritan Laçi ka reaguar në “FB” duke ironizuar Veliajn kështu:
“Mashtrimi i radhës i Lali Fikut. U uron mirëmëngjes qytetarëve të Tiranës dhe foto u vendos Kanionet e Kalifornisë. Gjyshi im nga babai vdiq pa e ditur se kishte jetuar gjithë jetën në Kaliforni. Dhe kjo ndodh tani që Trump-i po heq Lotarinë Amerikane. Pse o Zot na dënon kështu?!!!”
Se si qëndron e vërteta e kësaj fotoje, mbetet për t’u qartësuar në vijim nga vetë Veliaj ose stafi i tij. Ndërkohë që ky postim është fshirë nga faqja zyrtare e tij.





