Zvendës/kryeministri, Arben Ahmetaj ka komentuar për herë të parë arrestimin e një dite më parë të ish-ministri të mjedisit Lefter Koka.

Ahmetaj tha shkurtimisht se përgjegjësia para ligjit është individuale, edhe pse vendimet e qeverisë për çështjen që Koka është nën hetim janë marrë në të njëjtën ditë nga disa prej ministrive, përfshirë dhe atë që drejtohej nga Arben Ahmetaj në vitin 2017.

“Përballja me drejtësinë është individuale, nuk është politike, nuk është kolektive.”,- tha ai.