"Fatin tim nuk e le në dorë të të tjerëve". U duk si një deklaratë “kërcënuese” përgjigja e ish-ministrit Saimir Tahiri përballë gazetarit Sokol Balla kur ky i fundit e pyeti nëse kjo situatë ku ndodhet, me akuzat e prokurorisë për 3 vepra penale e kanë mbyllur karrierën e tij politike.

“E di që ka njerëz që e mendojnë këtë dhe e kanë uruar dhe kanë punuar edhe kur kam qenë në detyrë, karriera politike s’mbyllet me urdhër të askujt se kjo s’ka të bëjë me asgjë tjtetër pervcec se me besimin e njerëzve nëse besojnë te e vërteta ime edhe pas procesit të hetimit. Mua kjo nuk më shqetëson fare dhe nuk jam nga ata që fatin tim e lë në dorë të të tjerëve”,- tha Tahiri.