Ledri Vula dhe Sara Hoxha prej kohësh janë një ndër çiftet më të komentuar dhe simpatik të showbiz-it shqiptar. Me çdo dalje të tyre në publik apo me postimet në rrjetet sociale, vëmendja është tek ata të dy.

Së fundmi, Sara ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”, të cilëve u ka kthyer përgjigje për pyetjet e tyre.

Madje ajo nuk ka ngurruar që t’u përgjigjet edhe komenteve negative apo kritikave që fansat i bëjnë herë pas here.  Ndër të tjera, dikush e pyeti atë nëse mendon se njihet vetëm për shkak të Ledrit.

 “Jo vetëm që e mendoj por është fakt dhe e di shumë mirë!”, ka pranuar Sara pa asnjë problem.

“A mendon se njihesh veç prej Ledrit?”/ Sara Hoxha e

Mirëpo, një tjetër e pyet Sarën:  “Pse i shkon Ledrit nga pas në çdo vend, a je toksike?”.

Por ajo thotë se nuk është aspak toksike. Madje, Sara shtoi se ajo rastis në ndonjë koncert të tij pasi aty ndodhen dhe njerëzit e saj më të afërt.

“A mendon se njihesh veç prej Ledrit?”/ Sara Hoxha e

“Ti shkoja hajde de, por s’po i shkoj fare. Rastis në ndonjë koncert të tij jo vetëm sepse dua të shkoj unë, por edhe njerëz të mi të afërt. Dhe jo nuk di të jem toksike meqë e bëre si pyetje”, shkroi Sara.