Gjatë vizitës zyrtare, presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për televizionin shtetëror të Estonisë, ku ka folur për disa nga çështjet kryesore të aktualitetit në Shqipëri, ndërsa është pyetur edhe për marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama.
Kreu i Shtetit ka deklaruar se nuk ka probleme me kryeministrin, por sipas tij Rama ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë.
Po me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si po ia kaloni? A merreni vesh mirë me të?
Me të jam në rregull dhe nuk kam probleme. Nganjëherë ai ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizmin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend demokratik dhe europian.
Vetëm disa muaj më parë ai tha se Shqipëria nuk është gati të anëtarësohet në Bashkimin Europian, sepse institucionet e saj politike nuk janë edhe aq fort të zhvilluara në të tashmen?
Kjo është arsyeja më e mirë që ai duhet të përpiqet edhe më shumë për të ndihmuar vendin, për të rivendosur rendin kushtetues dhe demokratik.





