Një numër i madh i popullsisë janë prekur nga gripi këtë sezon por pyetja që lind është: Në këtë fazë që jemi a mund të bëhet vaksina e gripit?

Doktor Ilir Alimehmeti  iu përgjigj kësaj pyetjeje në një intervistë për RTV Ora. Sipas tij, “Është vonë të themi të drejtën. Duhej që fushata vaksinore kundër gripit të përfundojë në fund të tetorit”.

Ilir Alimehmeti: Është vonë të themi të drejtën. Duhej që fushata vaksinore kundër gripit të përfundojë në fund të tetorit. Një ndihmë ta jep edhe tani por nuk këshillohet asnjëherë që fushatat masive të vaksinimit të ndodh njëkohësisht me qarkullimin masiv të virusit. Kjo është jashtë çdo lloj këshille. Për pacientin individual eventualisht po, por një pacient me risqe nga më të ndryshmet do të duhej të ishte vaksinuar që në tetor. Për këtë vit pas viti e diskutojmë, vit pas viti e flasim dhe vit pas viti e flasim në janar. Duhet t’i paraprijmë pasi vaksinat duhet të vijnë, të shpërndahen. Gjatë Covid-it pranimi i vaksinës së gripit u rrit. Përdorej shumë më pak, jo vetëm në Shqipëri por në shumë shtete të Europës është rritur kërkesa.