Një nga përbërësit më të rëndësishëm të frutave janë fibrat të cilat janë shumë të rëndësishme për uljen e sheqerit në gjak.

Të gjithë ata që hanë shumë fruta kanë më pak rrezik për t’u prekur nga diabeti i tipit 2 dhe me një dietë të tillë i sigurojnë vetes mjaftueshëm vitamina dhe minerale. Një nga përbërësit më të rëndësishëm të frutave janë fibrat shumë të rëndësishme për uljen e sheqerit në gjak. Kjo është arsyeja pse duhet të hani fruta dhe jo të shtrydhni lëngun e tyre.

Është edhe më keq nëse këtyre lëngjeve i shtoni sheqer. Për personat me nivel të lartë sheqeri në gjak, ideale janë boronicat dhe frutat e tjera me kokrra. Janë të pasura me antioksidantë dhe fibra. Një filxhan me boronica ka rreth 80 kalori dhe 20 gram karbohidrate. Qershitë janë një zgjedhje e shkëlqyer, pasi kanë edhe veti antiinflamatore. Një filxhan ka 50 kalori dhe rreth 12 g karbohidrate.

Përfitoni sa më shumë nga sezoni i pjeshkës. Ky frut i ëmbël është i përshtatshëm edhe për diabetikët, sepse një pjeshkë e freskët ka 60 kalori dhe rreth 14 g karbohidrate.  E njëjta gjë vlen edhe për kajsitë, një frut ka vetëm 4g karbohidrate. Nëse ju pëlqejnë sallatat me fruta, mund të shtoni mollë, portokall, dardha dhe kivi. Është e rëndësishme të dini se diabetikët nuk rekomandohet të konsumojnë më shumë se 15 g karbohidrate për vakt.

Ndërkaq, vjeshta është një stinë që sjell ndryshime të dukshme në klimë dhe temperaturë, dhe me këto ndryshime rritet edhe nevoja e trupit për vitamina dhe minerale të caktuara. Vitamina C është e rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar dhe mbrojtjen nga infeksionet. Frutat si portokallat, limonat dhe perimet e verdha si speci i verdhë janë burime të pasura me vitaminën C. Gjatë vjeshtës, ndriçimi diellor zvogëlohet, ndaj dhe nevoja për vitaminën D rritet. Kjo vitaminë ndihmon në mbajtjen e shëndetit të kockave dhe sistemit të imunitar.