Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Giknuri, ka folur sot për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Gjiknuri tha se emri i ri duhet të jetë një figurë që qëndron mbi palët, nuk duhet të ketë ambicie politike dhe të mos e përdorë zyrën për interesat e tij politike.

Ndërsa pyetje se a mund të kemi një grua për herë të parë në krye të shtetit, ai iu përgjigj se mundësit janë të mëdha.

“50% e popullsisë gra janë, kështu që propabiliteti është i lartë që një grua ta kemi në krye të shtetit. Nuk mendoj se në Shqipëri do ishte habi që një grua mund të ishte Presidente sepse gratë janë në shumë pozicione drejtuese të këtij vendi. Por nuk duhet të fokusohemi vetëm te fakti duhet të jetë grua apo jo. Për mua ka të bëjë personaliteti i njeriut qoftë grua apo burrë duhet të jetë mbi objektivat dhe pritshmëritë e shqiptarëve pas një eksperience jo të mirë me Presidencën e viteve të fundit që ka qenë, për mua, ekstremi politik i ushtrimit të  detyrës nga një President.”, tha Gjiknuri.