Sipas një studimi, plotësimi i vitaminës C dhe zinkut nuk zvogëlon as rrezikun dhe as kohëzgjatjen e simptomave të Covid-19. 

Sipas një studimi të publikuar nga revista “Jama Network Open”, ku janë përfshirë 214 pacientë , rreth 45-vjeç, 61.7% e tyre ishin gra, të diagnostifikuar me COVID, rezulton se të paktën një e katërta e pacientëve raportuan një marrje të mëparshme të vitaminës C ose suplementeve të tjera dietike. Studimi u përfundua para kohe për shkak të të dhënave të analizës së ndërmjetme që tregojnë potencë të ulët për përfitim nga administrimi i suplementeve dietike.

Pacientët të cilët morën kujdes rutinë arritën një ulje 50% të simptomave në një mesatare prej 6.7 ditësh krahasuar me 5.5 ditë për grupin e vitaminës C, 5.9 ditë për grupin e glukonatit të zinkut dhe 5.5 ditë për grupin që mori edhe glukonatin e zinkut dhe vitaminën C.

Asnjë ndryshim i rëndësishëm statistikor nuk u vu re midis 4 grupeve të trajtimit për pikat përfundimtare primare ose sekondare.

Në përmbledhje, në këtë provë klinike të rastësishm të pacientëve të jashtëm të diagnostikuar me infeksion SARS-CoV-2, trajtimi me doza të larta të glukonatit të zinkut, vitaminës C ose një kombinim i 2 suplementeve nuk e uli ndjeshëm kohëzgjatjen e simptomave krahasuar me trajtimin normal.

Prandaj, autorët e studimit arrijnë në përfundimin se suplementet dietike me përfitime të paprovuara për pacientin mund të jenë të dëmshme për shkak të efekteve anësore, dhe të dyja formulimet mund të shkaktojnë çrregullime gastrointestinale.