Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese në të gjithë globin.

Kjo sëmundje shfaqet kur niveli i glukozës dhe i sheqerit në gjak janë më të larta nga normalja. Kështu trupi nuk prodhon më insulinë për të balancuar sheqerin.

Rekomandimet dhe mënyrat e parandalimit të saj janë të shumta, por duket se vetëm disa prej tyre funksionojnë siç duhet.

Ushqimi dhe stili i jetesës janë sigurisht faktorë kyç si në shfaqjen ashtu edhe në zhdukjen e tipeve të diabetit.

Por një studim i fundit, të cilit AgroWeb.org iu referua, zbuloi se dhjetë minuta ecje pas secilit vakt kryesor, ndihmon në mbajtjen nën kontroll të diabetit të tipit 2.

Studimi mbikëqyri njerëzit e prekur nga diabeti, të moshave nga 50 vjeç deri në 70 vjeç.

Këta njerëz duhej të bënin një shëtitje 10 minutëshe pas secilit vakt kryesor.

Si përfundim, u vu re se niveli i glukozës në gjak ra me një mesatare prej 15%.

Studiuesit ishin gjithashtu në gjendje të zbulonin se në vaktin e mbrëmjes, sheqeri në gjak arriti të ulej rreth 30-35%.

Ecja në mbrëmje është më efektive

Sipas ekspertëve, rënia e sheqerit në mbrëmje ndodh për shkak të disa faktorëve, si për shembull fakti që pas darkës ju lëvizni më pak se pjesa tjetër e ditës dhe vlera e insulinës rritet.

Gjithashtu personat e përfshirë në studim bënë një provë tjetër, ku kryen aktivitetin e ecjes për 30 minuta në çdo kohë gjatë ditës. Por në fund, u pa qartësisht se kjo metodë nuk solli të njëjtat rezultate.

Kështu studiuesit arritën në përfundimin se ecja mbas vaktit të mbrëmjes, vepron në mënyrë më efektive në metabolizëm duke ulur nivelin e sheqerit në gjak.

Me pak fjalë, këshilla është që të bëni disa hapa pas vaktit të fundit të ditës dhe nëse kjo nuk është e mundur, të paktën të shmangni qëndrimin ulur pas vaktit./AgroWeb.org