Në këtë periudhë të vitit shumë qytetarë nuk e dinë nëse janë me grip apo me Omicron.
Por cili është ndryshimi mes Omicron edhe gripit sezonal? Epidemiologu, Ilir Alimehmeti, thotë në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora se simptomat e para të Omicron dhe gripit sezonal janë pothuajse të ngjashme.
Sipas Alimehmetit, simptomat kryesore janë bllokimi i hundëve, dhimbje grykësh, pak temperaturë, pak dhimbje koke, dobësi trupi.
Ilir Alimehmeti: Nga simptomat e para janë pothuajse të ngjashme, janë njësoj. Vitin e kaluar gripi sezonal nuk qarkulloi, por këtë vit është rikthyer. Vitin e kaluar nuk kishim, sepse kishim variante të tjera të koronavirusit, ishim komplet të pa imunizuar kundrejt Covid që kishte dominuar dhe botën.
Nga pikëpamja epidemiologjike qarkullimi i gripit është diçka pozitive, sepse Covid po le terren që të futen këto lloj virusesh, përndryshe ne nuk do i kishim.