Nga BUJAR QESJA
Dua të ngrej një problem nga këndshikime apo këndvështrime realiste, me frymë mirkuptimi dhe argumentimi logjik. Ku qendron zanafilla?
Me 21 qershor 2022, Shoqata “Durrësi Autokton” që drejtohet nga intelektuali Abdulla Deliallisi dhe që ka në përbërje emra të njohur si Eda Harizi, Hysen Myshketa, Mela Moisiu, Sabri Mullaliu e të tjera personazhe të sfera të ndryshme të jetës shoqërore dhe publike, organizuan “Fest Deti 2022” në sallën qendrore të Teatrit “A. Moisiu”. I bënë jehonë pesë figurave të përmëndura në notin durrsak në vite si Niko Kurani, Ferid Velja, Hysen Haxhia (Kitrra), Shyqyri Gjepali dhe Shpëtim Damini (pas vdekjes). Për ta u dha vlerësimi tradicional “Nderi i Qytetit të Durrësit”. Kjo festë e bukur dhe e larmishme, u shoqërua me program artistik, duke ndikuar në kënaqësinw dhe argëtimin e publikut.
24 orë më pas, me 22 qershor 2022 po në sallën kryesore të teatrit “A. Moisiu”, Qendra e Artit dhe e Kulturës Shqiptare, e mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Qendra Kulturore si pjesë e Bashkisë së Durrësit (i njohu organizimin, duke i dhënë mjedisin pa pagesë), organizon një çfaqje me shumë interes. Çiftit të këngëtarëve durrsakë Bardh Vrapi dhe Liliana Shyti, që prej 30 vitesh jetojnë në Milano, si dhe këngëtares së famshme Fatbardha Aliçkaj, iu dhanë nga kjo qendër vlerësime në formë çertifikatash. Salla ishte e tej mbushur dhe në fund të saj, të pranishmit mbetën shumë të kënaqur. Vlen të veçohet edhe prania e një grupi italianësh, që siç më informuan jetojnë në Durrës. Qendra e Artit dhe e Kulturës Shqiptare, drejtohet nga “Mjeshtri i Madh”, një figurë qendrore e organizimeve kulturore brenda dhe jashtë vëndit, një personalitet i kulturës Minella Kureta.
Me 23 qershor 2022, mund të kishte tjetër çfaqje në sallën e teatrit. Dhe kështu mund të vazhdonte tërë verën. Përmbajtja e të gjitha këtyre argëtimeve, mund të ishte e njëjta “Festa e Detit”, kjo kryefjalë aq e lakuar për durrsakët. Deti dhe durrsakët përbëjnë atë binom të përjetshëm dhe unikal, pasi lindin me detin, jetojnë me detin dhe ndahen nga kjo jetë me një mirpafshim detit. Nëse shpesh pohojmë termin “toka e jonë”, durrsakët kanë privilegjin të shprehen edhe “deti i jonë”. Fjala “tarzan i detit”, “ujku i detit” në të shumtën e rasteve i referohen notarëve të çquar durrsakë si Taq Dafa me shokë. Madje notari historik, mjeshtri i 38 medaljeve të vëndeve të para Mirban Kadiu, me 13 qershor 1936 ka lindur në det me një anije që udhëtonte nga Italia për në Durrës. Kështu deti është lejtmotivi që na shoqëron tërë kohën, tërë jetën.
Veten time dua ta ndaj nga kjo që po shpjegoj. Nga viti 2000 e deri në këtë vit të tanishmin, kam qenë moderator i “Festave të Detit”. Jam ftuar të bëj këtë detyrë, siç është vepruar me këngëtarët dhe çdo palë tjetër që është çmuar se i vlen spektakleve. Angazhimi im në këto rradhë është profesional dhe qytetar, jashtë çdo paragjykimi. Është e tepërt të pohoj, që këto i kam arritur me një punë kolosale mbi 50 vjeçare, gjithnjë në shërbim të qytetit tim të lindjes dhe njerëzve të tij mëse të mirë.
Shpjegoj se Minella Kureta është nga të parët e “Festës së Detit”, që kur ishte pjesë e Ansamblit artistik “Migjeni”. Ky ansambël shtriu bashkëpunimin me institucionet kulturore në Durrës, ku drejtor ishte Bardhyl Agasi dhe regjisor Enver Plaku. Faktet e pakundërshtueshme zbulojnë se deri në vitin 1994, “Festa e Detit” është organizuar në sallën qendrore të teatrit dhe më pas në intervalin kohor 1995- 1998 është bërë tek sheshi “Taulantia”. Me skenën natyrore dhe ndriçimin, është marrë ndërmarrja e dekorit në Tiranë.
Në vitin 2009 Qendra e Artit dhe e Kulturës Shqiptare, si promotor gjithnjë i këtij organizimi, nisi të bashkëpunojë me shoqatën e respektuar “Durrësi” që drejtohej nga Halil Myderrizi dhe Shpëtim Metani. Por prezenca e Minella Kuretës, nuk ka munguar në asnjë edicion. Të gjithë kryetarët e bashkive, respektivisht sipas mandateve të tyre si Tomor Golemi, Arqile Gorea, Miri Hoti, Lefter Koka, Vangjush Dako dhe e mandatuara e fundit Emiriana Sako, kanë qenë pjesë aktive e këtij bashkëpunimi dhe mirkuptimi.
Të gjitha veprimtaritë që lidhen me Shoqatën “Durrësi”, duke përfshirë edhe “Festën e Pranverës” – “Mikpritja Durrsake” dhe “Festën e Ullirit”, protogonsitë të konfirmuar zyrtarisht kanë qenë drejtor organizator Shpëtim Metani dhe drejtor artistit Minella Kureta. Nëse do të qendrojmë tek aktet zyrtare dhe ligjore, opinioni ka nevojë të njihet edhe me këto konfirmime. Të gjitha veprimtaritë që lidhen me Shoqatën “Durrësi” nga viti 1992 e deri në vitin 2004, ligjërisht apo zyrtarisht janë mbuluar me statusin e Shoqatës Artistike “Migjeni”. Nisur nga viti 2005, e deri në 2017-tën veprimtaritë janë konfirmuar me statusin e “Unionit Artistik të Kombit Shqiptar”, ku Minella Kureta kryente detyrën e drejtorit artistik. Nga tetori i vitit 2017, organizimet ligjore janë me statusin e “Qendrës së Artit dhe Kulturës Shqiptare”, ku drejtor i përgjithshëm është Minella Kureta.
Ky i tanishmi është edicioni i 31-të i “Festë Detit”. Lidhja aktive, pse jo edhe e fuqishme e organizmave të drejtuara nga Minella Kureta, si Shoqata Artistike “Migjeni”, “Unioni Artistik i Kombit Shqiptar”, “Qendra e Artit dhe e Kulturës Shqiptare”, në bashkëpunim me Shoqatën dhe Bashkinë Durrës, kanë bërë të mundur që në veprimtaritë e organizuara, të thithen forca artistike të mirfillta si këngëtarë dhe humoristë nga trevat shqipfolëse. Nga kjo kanë përfituar qytetarët dhe artëdashësit durrsakë, duke tërhequr vëmëndjen edhe të mjaft turistëve që veçanërisht në verë frekuentojnë qytetin e Durrësit. Kjo është e vërteta e pakundërshtueshme, mbështetur në akte zyrtare dhe ligjore, e 31 edicioneve të Festës tradicionale të Detit.
Shoqata “Durrësi Autokton”, me sa kam arritur të kuptoj, pasi krjimi i saj është 1-2 vjeçar, kërkon të trajtohet qoftë edhe në opinion, si vazhduese e shoqatës së mëparshme “Durrësi”. Nëse vërtet ndodh kjo, atëherë emri dhe angazhimet e Minella Kuretës janë të njohura me pikënisje që në vitin 1992, kur ai në nismën e “Fest Detit” ka qenë i vetëm, e i mbështetur nga instituciuonet shtetërore të Durrësit.
Nuk është problemi thjeshtë për të thënë se cili është Minella Kureta, por për të zgjidhur një keqkuptim dhe mosmarrveshje, e cila falë tolerancës dhe kulturës tradicionale civilizuese durrsake, duhet të shuhet deri në një mirkuptim. Shpëtim Metani sa ishte me frymë, luajti një rol të dorës së parë për krijimin e “Shoqatës së Shqipërisë së Mesme” dhe u zgjodh kryetar i saj. Aq e vërtetë është kjo, sa në të gjitha veprimtaritë e shoqatës “Durrësi”, ishin prezentë edhe përfaqësues të shoqatave simotra të Tiranës, Krujës dhe Elbasanit. Madje edhe në programet artistike të çfaqura para artdashësve durrsakë, janë ftuar këngëtarë nga Tirana, Kruja dhe Elbasani. Të ftuar ka patur edhe nga diaspora, nga Shkodra e Vlora, e kudo gjetkë, ku shoqata “Durrësi” dha një shembull të jashtëzakonshëm të integrimit dhe gjithpërfshirjes.
Do t’i sygjeroja miqësisht kryetarit të shoqatës “Durrësi Autokton”, të nderuarit Abdulla Deliallisi, duke menduar se është pasuese e shoqatës së mëparshme “Durrësi”, të riaktivizoj Shoqatën e “Shqipërisë së Mesme” dhe pse jo të vihet në krye të saj, si homologu i tij i mëparshëm Shpëtim Metani. Identiteti, zakonet, miqësia dhe karateristakët e përbashkëta të qyteteve të Shqipërisë së Mesme, që manifestohen nëpërmjet shoqatave analoge kërkojnë bashkëveprim, në ndërtimin e veprimtarive të përbashkëta dhe kjo jo vetëm në çfaqjet artistike.
Durrsakët kanë nevojë për veprimtari. Kanë nevojë gjithashtu, që dikush të kujtohet herë pas here për to. Dhe tradicionalisht këta ka bërë Shoqata “Durrësi” e drejtuar në vite nga Halil Myderrizi dhe Shpëtim Metani, duke bashkëpunuar me “Qendrën e Artit dhe Kulturës Shqiptare” që drejohet nga Minella Kureta. Bujar Qesja pa dashur ta personalizojë dhe të dalë jashtë kuadrit të gazetarit, detyrë që kam marrë përsipër ta bëj edhe në këtë shkrim, mbetet i ftuar si tani edhe më parë si moderator i veprimtarirë të organizuara.
Fjalët “ti ke tradhëtuar Durrësin”, “vijnë nga Tirana, e bëjnë ligjin tek ne”, “punët tona i zgjidhim vetë”, e dokrra të tilla të stisura si pasojë e një profanizmi dhe injorance të pakuptimtë, i bëjnë dëm dhe fyejnë intelektin e qytetarisë durrsake dhe mund të cungojnë edhe vetë funksionin e shoqatës “Durrësi Autokton”, që me dëshirë dhe përpjekje inkurajuese, kërkon të kapë nivelin e saktë të organizimeve.
Në këtë botë integruese asnjë nuk është i tepërt, çdo njëri ka vlerën dhe treguesit e tij. Ku më mirë se të bashkojmë forcat, të rrisim frymën e mirkuptimit, të heqim dorë nga etiketimet fyese, mund dhe duhet t’i detyrohemi shikuesve tanë. Si në çfaqjet që organizoi shoqata “Durrësi Autokton”, ashtu edhe “Qendra e Kulturës dhe Artit Shqiptar”, të pranishmit u gëzuam, kërcyen, kënduan së bashku me këngëtarët, duke çfaqur dëshirë dhe kënaqësi. Emrat nuk vlejnë para gjërave të kopsitura mirë dhe që vihen në funksion të preferencave të shikuesit.
Abdulla Deliallisi më gëzoi kur në një takim që bëra me të, më foli për disa të rinj shumë të apasionuar që i janë ofruar Shoqatës. Të mbështeten dhe përkrahen. Artistë të apasionuar ka Durrësi. Por ç’të keqe do të kishte, të ofrohen edhe forca të tjera kualifikuese dhe profesioniste në nivele kombëtare, pavarësisht se nga cilët qytete vijnë, të bëhen pjesë e çfaqjeve artistike në Durrës. Bashkia natyrisht duhet të ndihmojë, të mbështesë, të përkrahë pasi është edhe detyrë funksionale e saj që në Durrës të bëhen aktivitete, që njerëzit të punojnë por edhe të argëtohen.
Besoj se Ardian Gurra, drejtori më i vjetër i kulturës në historinë pluraliste të Bashkive, e ka parasysh këtë. Mbase në një rast tjetër mund të ndalem, për të treguar dhe argumetuar se çfarë mund të bëhet më shumë, më mirë dhe më bukur.
Në Durrës brenda dy ditëve, dy veprimtari për “Fest Detin 2022”. Edhe sikur 30-të të bëheshin, do të ishte akoma më mirë. Kur veprimtaritë godasin shijen e shikuesit dhe bëhen pjesë e tij, atëherë kjo përvojë të thellohet më tej, por edhe mbështetja të jetë edhe më e madhe. Njerëzit shtetërore që meren me këto punë, kanë nevojë të ndjejnë më shumë përgjegjësinë, të ndihmojnë e jo të pengojnë ato gjëra të mira, që po bëjnë këto shoqata vullnetare, të ngritura mbi detyrimet dhe jo fitimin.
Shpresoj dhe besoj dukshëm, që këto rradhë të ndikojnë në nxitjen e aftësive, cilësive dhe profesionalizmin për organizime të arrira në të ardhmen, ku fryma e bashkëpunimit dhe mirkuptimit, të mos ketë asgjë të përbashkët me përjashtimin.
Asnjë nuk është shumë, kur kryen dhe ndërgjegjësohet për detyrat që i takojnë.
Durrës: 24 qershor 2022