16 mars 2014 – A ngjajnë Ermal Hoxha dhe Lulzim Basha? Kjo është pyetja që shtron gazeta “Dita” në një shkrim të saj, publikuar ditën e dielë nën titullin ‘Fotoja e ngjashmërisë mes nipit të Enverit dhe Lulzim Bashës provokon debat’.

Duke marrë shkas nga komentet e bëra në rrjetin social Facebook në një foto, ku Ermali, djali i Ilir Hoxhës ka dalë bashkë me bashkëshorten e tij, Rezarta Shkurta, gazeta shkruan se pjesa më e madhe e komentuesve kanë vënë theksin në ngjashmërinë fizike që kanë nipi i ish diktatorit Hoxha me kreun e opozitës Lulzim Basha.  

“Uauu, sa ngjaka ky me Bashën” – shkruajnë shumica e komentuesve dhe kaq duhet që të shpërthejnë polemikat. Shumë janë kundër, të tjerët janë pro dhe lëshohen në teori nga më të ndryshmet. Shumë bëjnë aludime për vendin e punës “pranë udhëheqjes” ku ka punuar e ëma e Bashës, të tjerët i hedhin poshtë me përbuzje këto aludime.

Duke mos mbetur vetëm tek komentet e bëra në rrjetin social, në shkrimin e saj “Dita” përmend edhe Kastriot Myftarajn, i cili pak kohë më parë ka botuar një shkrim të gjatë me titull: “Pse Lulzim Basha i ngjan aq shumë Enver Hoxhës, apo pse Enver Hoxha i ngjan aq shumë… Lulzim Bashës”.

Që Lulzim Basha i ngjan nga pamja tmerrësisht shumë Enver Hoxhës të ri, ky është një fakt. Madje mund të thuhet se Lulzim Basha i ngjan Enver Hoxhës edhe më tepër nga sa i ngjajnë këtij dy djemtë e tij. Këtë ngjashmëri janë përpjekur ta keqpërdorin edhe kundërshtarët politik të Bashës, duke bërë aluzione për atësinë e tij. Por meqenëse nuk implikojnë dot drejtpërdrejt Enver Hoxhën, se Lulzim Basha ka lindur në vitin 1974, dhe në atë kohë Enver Hoxha ishte i shkatërruar fizikisht nga sëmundjet e shumta dhe nuk i shkonte ndërmend për aventura erotike, kanë dashur që ta shpjegojnë ngjashmërinë mes Bashës dhe Enver Hoxhës, duke implikuar njërin prej djemve të Enver Hoxhës”,- shkruan Myftaraj.