Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force, Gazment Bardhi janë thirrur këtë të premte për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës. Ata do të pyeten për protestën e 8 janarit, si dhe për akuzat se brenda selisë blu ka pasur persona të armatosur dhe me precedentë penalë.

Po ashtu, Basha e Bardhi do të pyeten nga prokurorët e rrethit dhe për dhunën me mjete të forta, si dhe gaz nga ana e personave që ndodheshin së bashku me ta në katin e dytë të ndërtesës së PD gjatë kohës që protestuesit tentuan të futen në seli.

Një ditë më parë, në Prokurorinë e Tiranës dhanë dëshminë e tyre ish-Kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Flamur Noka.