Pas Samitit Rajonal të Ballkanit Perëndimor me BE, kryeministri Edi Rama ka qenë në një diskutim me gazetarët.
I pyetur nga gazetarët nëse paketa antikorrupsion synon kapjen e drejtësisë, Rama tha se nuk është e vërtetë, pasi nëse një gjë e tillë do të imagjinohej, do të duhej të bëhej ndryshimi i Kushtetutës.
Ndër të tjera ai tha se PS i ka dhënë jetë SPAK dhe e mbështet pa ekuivok.
“Ky është muhabet kot sepse e para, nëse do të imagjinohej diçka e tillë duhet të kalohej përmes ndryshimeve të Kushtetutës dhe si mundem unë të kemi një synim të tillë që i dhamë jetë SPAK dhe e mbështetin pa ekuivok dhe nuk di të kemi hapur ndonjëherë gojën dhe pse si çdo institucion tjetër ka problematikat e veta. Nuk ia vlen fare të humbasim kohë”, tha kreu i qeverisë.