Kreu i SPAK Arben Kraja ka konfirmuar se gjyqtarë dhe prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, janë kërcënuar, pasi po merren me hetimin e çështjeve të vështira.

Pyetje: Keni nisur ndonjë hetim në lidhje me informacione që po qarkullojnë se anëtarët e GJKKO ndihen të kërcënuar nga vendimet?

Arben Kraja: Prokurorë dhe gjyqtarë të SPAK po trajtojnë çështje shumë të vështira, dhe në këtë kuadër ka pasur edhe kërcënime edhe presione. Shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve kanë mbrojtje nga policia. Nuk është detyrë e SPAK të bëjë verifikime të tilla.