Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar nëse ka nisur lobimin në Shtetet e Bashkuara, për heqjen e masës non grata ndaj tij.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha njoftoi se po pret përurimin e administratës së presidentit Trump për të nisur përpjekjet.

“I gjithë problemi im dhe vendimi im për moslobim lidhet me ata që krijojnë puce shtetit ndaj opozitës me përpjkjet antidemokratike për të kontrolluar opozitën, për ta shndërruar atë në vegël të Edi Ramës. Unë pres dorëzimin e pushtetit për të nisur përpjekjet e mija. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona, por duhet që administrata e Trump të inaugurohet dhe të nisë punën”, tha Berisha.