Tuna dhe Patrisi janë një nga çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar. Çifti prej vitesh ka tërhequr vëmendjen e medias për historinë e tyre me ulje-ngritjet që kanë pasur.
Ndonëse shpesh herë në rrjet ka qarkulluar lajmi se ata janë ndarë, Tuna dhe Patrisi kanë gjetur një mënyrë për t’i përgënjeshtruar këto lajme.
Herën e fundit që u përfolën për një ndarje, Tuna zgjodhi të reagojë në rrjetet sociale, jo me foto, por duke vënë mbiemrin Berisha në Instagramin e saj.
Por nëse i hedhim një sy tani Instagramit të saj, shohim se mbiemri i Patrisit, Berisha, është larguar nga faqja e saj. Disa dyshime na u shtuan edhe kur pamë se këngëtarja ishte me pushime në Punta Cana me djalin si dhe me mikeshën e saj, pa Patrisin.
Ndoshta çifti po kalon një tjetër krizë, ose ndoshta Tuna ka zgjedhur të shijojë disa ditë relaksi vetëm me mikeshën e saj.





