Kreu i SPAK, Arben Kraja, po raporton këtë të premte në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme, institucionit që ai drejton.

Gjatë mbledhjes, Kraja i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt, i cili e pyeti a quhen ndërhyrje deklaratat e Ramës dhe anëtareve të PS përse ende nuk kanë nisur hetimet për Berishën non grata, apo gjyqtarë e prokurorë të korruptuar.

Kraja u përgjigj se Prokuroria e Posaçme ka parim dhe standard të mos ndikohet nga deklarimet publike.

“Ka qenë bashkëpunim i mirë, kemi pasur mbështetje. Unë nuk dua të komentoj sepse smë takon mua të bëj analiza të tilla. Ne kemi parim dhe standard që kemi vendosur të mos ndikohemi nga deklarimet publike. Gjithsecili ka të drejtën e tij të shprehë opinione, ndërsa ne duhet të jemi korrekt me ligjin, këtë parim kemi ndjekur. A duhet një nen për ta ndaluar këtë? Ka qenë diçka e parashikuar, u hoq më pas. Është në dorën tuaj, ne i ushtrojmë funksionet. Nuk është diçka shqetësuese për ta kthyer në nismë ligjore”, tha Kraja