Bombardimi i Sirisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ngritur pyetjen e madhe nëse do të këtë apo jo një Luftë të Tretë Botërore. Mediat e huaja janë të ndara në opinionet e tyre.

New York Times e konsideron sulmin simbolik dhe Donald Trump si President që flet ashpër, por godet butë. Uashington Post ndërkohë shkruan se sulmet e Trump mbi impiantet e armëve kimike të regjimit të Bashar Al Assad rrezikojnë hakmarrjen ose përshkallëzimin e një luftë që ai dëshiron të shmangë.

Për The Guardian, konflikti i krijuar nuk ka gjasa të përshkallëzohet, ndërsa Usa Tuday përballet me një ngjarje të parashikuar pa elementë të befasishëm, por me zjarr dhe tërbim.

Përtej mediave, flasin edhe faktet. Rusia deklaroi se nuk ka aktivizuar sistemet e saj antiraketë për t’ja lënë këtë detyrë forcave lokale, një mesazh i qartë ky i Moskës për të thënë se përballja nuk është direkte SHBA-Rusi, gjë e cila përjashton nisjen e një luftë të re Lindje-Perëndim. Por situata është më e ndërlikuar se kaq, pasi konflikti duket se shkon më larg trekëndëshit Pentagon, Kremlin, Damask.

Në Siri kanë shkuar mijëra xhihadistë vullnetarë sunitë, ashtu siç mijëra të tjerë shiitë janë afruar në krah të Assad. Ndërkohë që Irani po zgjerohet, edhe militantë pakistanezë, afganë e libanezë të dërguar nga Teherani të menaxhojnë bazat siriane siç është T4 e vendosur në një hapësirë thuajse të përbashkët me rusët.