Kryeministri Edi Rama është përplasur me një gazetar nga Kosova, i cili i tha se kryeministri shqiptar po punon për të shkarkuar Albin Kurtin.

Në debat me gazetarin, Rama u shpreh se “qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e Albinit, përderisa Albini nuk del në protestë kundër qeverisë së vet nuk ka kush e rrëzon”.

Gazetari: E para ka të bëjë me ato cka u deklarua në media, që ju po punoni për ta shkarkuar zotin Kurti?

Rama: Dëgjo këtu se nuk ju përgjigja kësaj.

Gazetari: Ti mbaroj pyetjet?

Rama: Nuk do e mbarosh pyetjen.

Gazetari: Është e drejta jeme

Rama: Nuk ta shkel të drejtën! Dëgjoni këtu, Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e albinit, përderisa Albini nuk del në protestë kundër qeverisë së vet nuk ka kush e rrëzon. Kështu që nuk ka lidhje kjo