Dy ditë më parë një numër i madh portalesh transmetuan lajmin se gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço duke filluar nga shtatori do të ishte spikere lajmesh në RTV Ora News.

Interesit të IMAlbania.com, i është përgjigjur ekskluzivisht Sonila Meço e cila e pyetur për vërtetësinë e lajmit është përgjigjur:

“Nuk ka asgjë të vërtetë, s’di si ka lindur kjo fantazi, kush e ka ushqyer me ‘dëshirë’”, shprehet ajo. Më pas Sonila vazhdon: “Më ka kapur krejt në befasi dhe e vetmja gjë e mirë është se u bënë të gjallë miq qe nuk i dëgjoja prej kohësh.”

E pyetur se a do të jetë në ekran sezonin televiziv 2017-2018, Sonila siguron se nuk ka hequr dorë nga televizioni, dhe se do të rikthehet në një moment të caktuar:

“Unë nuk kam ikur përfundimisht nga ekrani, kete ua siguroj. Mora pauze të domosdoshme nga ekrani dhe do ta çoj deri në fund. Kur të ndjej momentin patjetër do te rikthehem!”- përfundon ajo në prononcimin ekskluziv për IMA.

Sonila Meço është larguar nga ekrani për një pushim, që nga mbyllja e Agon Channel ku përveç moderimit ajo ishte edhe drejtoreshë e departamentit të informacionit.