Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka marrë pjesë në ceremoninë e “MIK Festival”, në Pustec, nga ku u shpreh se Reforma në Drejtësi, po ecën por jo në ritmet që kërkohet.
“Unë mendoj që Reforma në Drejtësi po çohet përpara, ngadalë, me ngadalë se çfarë do të donim por është padyshim një shtysë përpara, njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritaret e tyre, njerëzit që ata kanë zgjedhur dhe duhet të vazhdojnë përpara. Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni. Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë”, u shpreh ambasadorja.
E pyetur nëse po shkohet drejt peshkut të madh, Kim u përgjigj se nuk është peshkatare por diplomate.
“Unë jam diplomate. Unë nuk jam një persekutore, nuk jam një peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate. Institucionet kanë përgjegjësinë e tyre, ata e dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre, unë mendoj që ata po nisin ti përmbushin ato. Le të mbështesim ata”, tha Kim.





