Teshtima është përgjigja kryesore e neuroneve tona ndaj alergjisë apo viruseve. Mbetet mënyra më e fortë dhe e zakonshme për të hequr infeksionin nga rrugët e frymëmarrjes. Ka dy faza në refleksin e teshtitjes: Së para faza ndijore ose e hundës dhe së dyti ajo eferente ose e frymëmarrjes.
Po pse teshtima nuk është e njëjtë tek të gjithë njerëzit?
Ka arsye fiziologjike dhe sociale që lidhen me këtë. Ashtu siç zëri nuk tingëllon njësoj, edhe teshtitjet janë të ndryshme. Kjo për shkak të kapacitetit të mushkërive, pra sasisë së ajrit që thithim para se të teshtijmë apo edhe ndryshimeve strukturore në fyt, hundë e gojë që ndihmojnë në formimin e tingullit.
Pastaj, te dallimet sociale… Ka njerëz që kur teshtijnë mbulojnë gojën ose hundën e rrjedhimisht ndryshon tingulli. Shumë njerëz ndryshe teshtijnë kur janë vetëm e krejt ndryshe në publik.
Teshtima shkaktohet nga:
-Faktorët alergjikë
-Ngacmues mjedisorë si ndotës, parfumi, ajri i ftohtë apo erëzat, që shkaktojnë acarim te hunda.
-Infeksionet
-Dritat e forta
Pse i mbyllim sytë kur teshtijmë?
Teshtitja ndodh në mënyrë të pavullnetshme dhe s’ka një arsye absolute pse mbyllim sytë. Megjithatë, supozohet se kjo bëhet për të mbrojtur sytë nga grimcat që nxirren nga hunda dhe goja. Ndonëse është e pazakontë dhe e vështirë të teshtish me sy hapur, sipas ekspertëve nuk është e dëmshme.
Pse disa njerëz teshtijnë kur shohin Diellin?
Ky fenomen njihet ndryshe si refleksi i dritës fotike ose sindroma ACHOO, që është një tipar gjenetik. Transmetohet nga prindërit te fëmija dhe është vlerësuar se 1 në çdo 4 persona e ka këtë tipar.
Pse ndodh që teshtijmë më shumë se një herë?
Ndonjëherë nevojitet më shumë se një teshtitje për të nxjerrë grimcat e dëmshme.
Dhe po, teshtima na bën shpesh të ndihemi mirë. Kjo sepse çlirohet endorfina, që aktivizon sensorët e kënaqësisë në tru, është sikur lirohesh nga një presion i vazhdueshëm.
Duhet theksuar që…zemra nuk ndalon gjatë teshtitjes!
Me të gjitha presionet e frymëmarrjes dhe të frymëmarrjes gjatë një teshtitjeje, mund të ndihet sikur zemra juaj ndalon, por të jeni të sigurt nuk është ashtu. Një teshtitje nuk ka asnjë ndikim në aktivitetin e zemrës tuaj!