Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj deklaroi se deri tani për menaxhimin e situatës së pandemisë së koronavirusit, po vijohet me skenarin e dytë.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” Brataj tha se deri më tani situata është e menaxhueshme, ndërsa theksoi se rritja e numrit të të prekurve ishte e pritshme në këtë periudhë. Mes të tjerash Brataj u pyet dhe në lidhje faktin nëse rrezikon Shqipëria një tjetër mbyllje për shkak të pandemisë.
“Ne teknikët e kemi të vështirë të ndjekim hapat e politikës. Monitorimi bëhet çdo ditë dhe me çdo skenar. Skenarët janë bërë gati. Fakti që ne gjendemi akoma në skenarin e dytë, me COVID2, s’mund të flasim për emergjencë, pasi nuk është. Ajo që po dëgjojmë kohet e fundit është; “katastrofë, vrasës, hajdut” që po dëgjojmë në mediat tona. Për shëndetin e njerëzve duhet të thuhet qartë realiteti. Është normale që janë rritur numrat. I kemi analizuar disa herë të gjitha shkaqet. E kishim thënë për valën që do të vinte në tetor. Është folur gjithmonë. Deri tani menaxhimi po bëhet me skenarin e dytë.”, tha Brataj.
A ka parashikim se sa do të rritet numri i testimeve në ditët në vijim?
Numri i testimeve është rritur. Po të krahasojmë qershorin e sot, jemi mbi 3-fshimin e testimeve. OBSH dhe shtetet fqinje po na tregojnë më së miri shembujt e tyre. Testo, gjurmo trajto, është formula e fillimi të epidemisë. Po të marrim shtimin e numrit, jemi në 1400-1500 teste. Bërja e testeve lidhet me kërkesat. Sot ka vatra. Ka transmetim komunitar. Pra ju se dini se nga e keni marrë infeksionin. Është rritur numri i kërkesave për tampon. Pranë Qendrës Kombëtare të Urgjenca dhe të urgjencave paraqiten njerëz që kanë nevojë. Ata që kanë simptoma testohen. Sot nuk është e këshillueshme që të bëhen me patjetër. Njerëzit asimptomatikë kanë prirje që tamponi të dalë negativ. Numri i të infektuarve është në proporcion të drejtë me numrin e pacienteve të shtruar dhe atyre që humbin jetën. Për 100 mijë banorë në Shqipëri kemi 6.2% vdekshmërinë. Ndaj ku është kjo katastrofë?! Ndaj janë marrë masat për personelin për COVID3, që do të ketë kapacitet për 150 shtretër. Kemi gjithë ato skenarë. Janë rreth 550 shtretër të përgatitur për COVID dhe ne jemi në 250 shtretër. Spitali i ri nuk hapet dhe do rekrutohet personel, pasi ai e ka një të tillë. Janë përgatitur, kjo është normale, madje ka marrë dhe persona shtesë. Është i mjaftueshëm personeli. Kemi nevojë për suport, jo për energji negative. Ekspertët merren me punën dhe s’dalin që të thonë; “bëmë këtë, apo atë”. Nuk po bëhet as më pak e as më shumë se çfarë po bën bota. Po t’i kthehemi pandemive botërore, kjo është e fundit sa i takon vdekshmërive. Më shumë, pacientët vdesin nga sëmundjet e tjera. Duhet mbajtur nën kontroll ky virus.
Sa do të ndikojë mbajtja e maskave në uljen e shifrave të COVID-19?
Maska do të paktën ato 3-4 javët e veta që të japë efektet e saj. Do shohim ndryshme me këtë masë. Distancimi dhe përdorimi i maskës, ka dalë evident. As distancimi fizik vet nuk mjafton. Gjatë një teshtime, distanca e spërklave arrin deri në 6 metra. Mbajtja e maskës nuk ndikon në uljen e nivelit të oksigjenit. Edhe personat me sëmundje kronike mund ta mbajnë.
A po shkon Shqipëria drejt një mbyllje të dytë?
Çdo ditë bëhet monitorimi dhe vlerësohet nëse po funksionojnë apo jo masat. Nëse këto masa nuk do të reflektohen në këto 2-3 javë, do duhet të vlerësohen masa të tjera shtesë. Përgjegjësi për shëndetin e njerëzve janë institucionet, qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë. Javën që vjen do të bëjmë sërish një trajnim. Të gjithë spitalet COVID dhe spitalet pediatrike, studimet ndërkombëtare janë në dispozicion të personelit mjekësor. Janë shtuar 10 ekipe epidemiologësh. Dhe ekipet lëvizëse. Po përgatitemi për skenarët. Nuk mund të rrimë më duart lidhur. S’ka gjë që ka filluar dhe s’ka mbaruar asnjëherë. Do të mbarojë dhe kjo pandemi. Pas 6 muajsh mund të themi se mund të bëhej kjo gjë më mirë, ose jo. Ka disa indikatorë që përcaktojnë masat. Nëse kam një bilanc të hyrje-daljeve të pacientëve, duhet të mendojë për situatën.