Këngëtarja e njohur shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Big Mama, u bë pjesë për pak kohë në formatin “Big Brother VIP”.

Papritmas ndodhi një debat shumë i rëndë midis Big Mamës dhe Antonelës. Debati u pasua me ofendime dhe fyerje të shumta.

Pasi Big Mamës iu kërkua të qetësohej, ajo vendosi të largohej përfundimisht nga gara.

E rikthyer në studio, këngëtarja nga Maqedonia ka folur për të gjithë situatën e rëndë. Ajo e ka startuar fjalën e saj duke i kërkuar falje produksionit, dhe veçanërisht familjes së Antonelës.

Po mesa duket këngëtaren e ka marr malli ta vazhdojë rrugëtimin e saj.

Në një video në InstaStory ajo ka pyetur ndjekësit: A të futem prap? Si thoni?