Urbanisti Ardian Muka ka denoncuar sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook, të shoqëruar me foto, ndërtimet pa leje në bregdetin e Currilave, në Durrës.
Ndërsa nënvizon se këto ndërtime nisin hedhin shtat në prag të fushatave elektorale, Muka shtron pyetjen: A thua vallë është rasti i shkëmbimit të favorit me vota, në mes të ditës??
Postimi i plotë i urbanistit Muka:
Ndertimet pa leje ne bregdetin e Currilave,Durres,nuk njohin ndalese !! Sidomos ne prag fushatash zgjedhore. A thua valle eshte rasti i shkembimit te favorit me vota, ne mes te dites??Nuk e di…Vangjushi tha ka duart e pastra!!





