Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.
Siç njofton vetë faqja zyrtare e “Big Brother”, televotimi aktual anulohet, por banorët nuk janë në dijeni të këtij vendimi.
Në televotim ishin Selin, Gimbo dhe Greta, të cilët ishin dërguar nga Juela, pasi kjo e fundit hapi Kutinë e Pandorës.
Në Prime-n e së shtunës, Vëllai i Madh do të zbulojë më shumë detaje rreth këtij zarfi.





