Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj foli pas takimit me Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.
Ai zbardhi disa detaje nga takimi, mbi atë se çka folën bashkë zyrtarët.
Alibeaj u pyet për faktin nëse kishin folur për Berishën.
“Në takimet diplomatike flitet për ato çështje që janë të rëndësishme për shqiptarët. Demokracia, shteti i së drejtës dhe lufta ndaj korrupsionit i interesojnë të gjithë shqiptarët.”, tha ai.
“Pata kënaqësi të prisja ..dhe ekipin e saj. Diskutuam dhe folëm për çështje të rëndësishme që Shqipëria është duke u përballur, siç është ajo e demokracisë, me të gjitha sfumaturat e veta, zgjedhjet dhe krimin e organizuar. Po kështu edhe për çështje të rëndësishme ndaj luftës së korrupsionit. këto janë sfida. I shpreha vendosmërinë për të çuar para këto sfida dhe për të dhënë kontributin tonë. S’mund të lija pa diskutuar dhe marrëdhëniet e PD me SHBA-në. Vura re dhe pashë mbështetjen e madhe që SHBA-të kanë me PD. Duke parë mirë dhe situatën e vështirë që po kalon PD. Mora mbështetjen e zonjës, për mbështetjen e fortë për një opozitë të fortë, të qëndrueshme. Një opozitë pro amerikane që sheh nga e ardhmja.”, pohoi ai.





