A u pendua apo jo?

Kështu e nis shkrimin gazeta italiane MeridioNews, lidhur me lajmin që ka qarkulluar ditën e djeshme dhe sot në mediat shqiptare për 41-vjeçarin Nazer Seitin, financierin e bandës së drogës “Habilaj”.

Media në fjalë shkuan se ai nuk është penduar, madje dosja e banës Habilaj është dërguar në gjykatës dhe shumë shpejtë pritet që të nisin seancat dëgjimore për këtë grup.

Në shkrimin e gjatë të gazetës italiane thuhet se deri tani nuk ka ndonjë dosje lidhur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, edhe pse ai u akuzua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si pjesë e grupit.

Shkrimi i plotë:

Protagonisti këtë herë është Nazer Seiti, 41 vjeç, i ekstraduar nga vendi Ballkanik në fillim të vitit 2018, pasi u arrestua në mes të tetorit të vitit të kaluar nga policia shqiptare.

Sipas të dhënave, Seitaj duhet të takohej me gjyqtarët dhe prokurorët në Catania. Të njëjtët njerëz që, së bashku me ushtarët e “Gicos” dhe Guardia di Finanza, kanë punuar prej vitesh në grupin që drejtoheshin nga vëllezërit Florian dhe Moisi Habilaj.

Emrat pak të njohur në Itali, por që në Shqipëri, pas arrestimit të tyre, kanë dhëna informacion sa për të shkaktuar një krizë qeveritare për shkak të lidhjes së trafikantëve me ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Politikani, i cituar në disa përgjime telefonike dhe ambientale, përfundoi nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë. Seiti, i konsideruar nga hetuesit si financieri i grupit, sipas informacioneve të siguruara nga MeridioNews, momentalisht mbahet në Romë, në burgun e Rebibbia.

Asnjë transferim në Catania, edhe pse pasi gazetari Basir Collaku e pretendoi një gjë të tillë në Facebook dhe u mor më pas nga të gjitha mediat. Për Seitin, si dhe për të dyshuarit e tjerë, prokuroria ka mbyllur dosjen e hetimeve dhe së shpejti Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij, duke përfshirë edhe disa shitës me shumicë italianë, do të dalin në gjyq.

Seanca e parë gjyqësore do të mbahet brenda pak javësh edhe pse deri tani nuk ka një datë të saktë. Policët shqiptarë arrestuan Seitin gjatë një operacioni kundër drogës në Babicë, pranë Vlorës. Procedurat për ekstradimin e tij nuk ishin të thjeshta, madje shkaktuan debat të madh politik në Shqipëri. Ishte Partia Demokratike, e cila në Shqipëri është kritike ndaj qeverisë së Kryeministrit Edi Rama, që u vu në ballë të akuzave për bazën ligjore të ekstradimit.  

Sipas opozitës, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dha dritën e gjelbër për transferimin e Seitajt në Itali, pasi synonte të shmangte përfshirjen në dosjen e Prokurorisë së Tiranës. Seanca e sotme gjyqësore, e cila ishte pretenduar se do të mbahej ditën e sotme në orën 14:00, u mohua për MeridioNews nga avokati i Seiti, Maurizio Catalano.

Ai ka konfirmuar të njëjtë deklaratë që ka bërë edhe homologu i tij shqiptar, Detar Hysi: "Seiti nuk ka shprehur ndonjë dëshirë për t'u penduar”