Në protestën e djeshme dhe atë të 8 dhjetorit protestuesit qëlluan me vezët e firmës së Agron Dukës. Në një intervistë për syri.net, politikani dhe biznesmeni Agron Duka, iu përgjigj kësaj akuze të ngritur nga pozita pas dy ngjarjeve në Tiranë.

 

Zoti Duka, emri juaj si biznesmen është nga më të artikuluarit, ndoshta dhe për faktin se jeni marrë prej 15 vjetësh me politikë. Cilat janë bizneset e Agron Dukës?

Një nga bizneset e mia që është i njohur është i njohur edhe në rrethet e politikës janë pulat për vezë.

Meqenëse jemi tek pulat, pulat tuaja mund të jenë pulat më politike në botë zoti Duka?

Po, dhe më pluralistet se janë përdorur në të dy krahët e politikës.

Një pyetje që duket gati banale, por duke qenë se në një prej emisioneve kryesore temë ishte vezët e pulave të Agron Dukës. A keni furnizuar opozitën dje dhe më 8 dhjetor me vezë zoti Duka?

Jo s’e kam furnizuar, sepse ato janë në dyqan dhe njerëzit kanë shkuar dhe i kanë marrë, mund të kenë qëlluar edhe të ndërmarrjes time, por më tepër e kanë përdorur simbolikisht se janë realisht vezët e AIBA-s.

Nuk janë vezët e pulave të Agron Dukës?

Po, dhe mund të jenë.