I ftuar pasditën e djeshme tek "Rudina", koreografi i njohur i TV Klan, Albi Nako tregoi se është duke u përpjekur për një projekt me televizionin italian "Rai" për sezonin e ardhshëm.

Duke qenë se për shkak të projekteve, Albi duhet të udhëtojë në Itali, Rudina e pyeti koreografin nëse është takuar me Klaudian e cila prej vitesh jeton atje.

"Sigurisht që takohemi, flasim për projekte dhe çështje pune dhe që të ruash miqësi me një ish, është pjesë e emancipimit. Dëgjojmë rëndom raste të ndryshme që njerëzit pasi ndahen gati-gati vriten. Ne flasim për çfarëdolloj detaji artistik dhe kemi mbetur miq shumë të mirë", u shpreh Albi.

Albi dhe Klaudia u martuan në vitin 2017 pas disa vitesh lidhje së bashku, dhe vetëm pas një viti ata shpallën ndarjen e cila është komentuar gjatë në median online.