Tre punonjës policie janë ndaluar në lidhje me vdekjen e dyshimtë të të riut në dhomën e izolimit në komisariatin e Kavajës.

Në pranga janë vendosur: Bexhet Berberi, me detyrë inspektor, Rushit Kola, me detyrë inspektor dhe Petrit Brahimaj, me detyrë nën komisar.

Mësohet se Berberi dhe Kola kanë qenë policë roje te dhoma e paraburgimit.

Sipas policisë, i riu Ilvi Meta, u gjend i vetvarur në dhomën e paraburgimit pasi u shoqërua me urdhër gjykate për vjedhje.

Ndalimi i të riut ditën e mërkurë ishte bërë pasi akuzohej për një vjedhje të ndodhur në datën 2 prill në një banesë në Kavajë, për një makinë qepëse dhe prerëse pllakash. 

Opozita ngriti pretendimet se 31 vjeçari nuk u vetvar, por vdiq nga dhuna e policisë.

Lidhur me rastin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, kërkoi një hetim.