Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, përmes një interviste të dhënë për News 24, foli mbi situatën aktuale në PD, pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Alibeaj u shpreh se Berisha nuk është përjashtuar nga PD-ja, por është marrë një vendim i përkohshëm ndaj tij deri në momentin që do t’i japë zgjidhje ligjore vendimit të dhënë nga DASh për shpalljen “non grata”.

Akuzat se pse nuk u zbatua statuti i partisë në përjshtimin e Berishës, Alibeaj i sqaron në mënyrë juridike, ku thekson se marrja e një vendimi të tillë nuk mund të hidhej në votim pasi Partia Demokratike nuk mund të hedhë në votim një vendim të partnerëve strategjikë amerikanë.

Alibeaj thekson se i vetmi organ legjitim që mund ta merrte një vendim të tillë ishte kryetari, i cili rreth një muaj e gjys më parë u zgjodh me votim të drejtëpërdrejtë nga baza e partisë me rregullin një anëtarë një votë.