Reperi i njohur shqiptar Stresi është një ndër artistët më të dashur dhe më të komentuar të mediave rozë. Kurioziteti i fansave të tij është i madh për projektet muzikore si dhe për jetën e tij personale.
Në një bisedë virtuale që ai ka realizuar me ndjekësit në Instagram, pyetjet kanë qenë të shumta për jetën e tij private, ku ajo që ka marrë vëmendjen e të gjithëve ka qenë pikërisht përsa i përket raportit të tij me ish-partneren, Kejsin.
I pyetur se a vazhdon lidhja e tyre, ai ka deklaruar se çdo gjë ka marrë fund dhe nuk ekziston më termi Stresi-Kejsi.
“A vazhdon lidhja me Kejsin? Pse jeni ndarë me njëri-tjetrin”, e pyet ndjekësi.
“Nuk vazhdon, nuk funksionon, është një temë e mbyllur prej tri vitesh nuk e di përse pas tri vitesh bëni të njëjtën pyetje”, i është përgjigjur Stresi, duke shuar kështu shpresat për një rikthim mes tyre.