Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa shprehet se refuzimi i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) për t’u paraqitur në dëgjesën parlamentare për projektin TID Durrës është dëshmi e qartë e cenimit të interesit publik.
Sipas saj, ndërsa në dëgjesën e zhvilluar sot në orën 10:30 morën pjesë banorët e prekur, Bashkia e Durrësit dhe Ministria e Kulturës, të vetmit që refuzuan llogaridhënien publike ishin përfaqësuesit e AADF.
Zhupa theksoi se ky refuzim tregon se plani i menaxhimit i hartuar nga AADF për TID Durrës nuk mund të mbrohet publikisht dhe përbën një precedent të rrezikshëm, ku një ent privat merr të drejta publike mbi prona dhe interesa qytetare pa mekanizma realë kontrolli, transparence dhe përgjegjshmërie, duke rrezikuar të ardhmen kulturore, turistike dhe urbane të Durrësit.Refuzimi i Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim AADF për t’u paraqitur në dëgjesë parlamentare për projektin TID Durrës është pasqyra e qartë e cënimit të interesit publik kur lihet në dorë në privat.
Sot në orën 10:30 në komisioni parlamentar për Kulturën dhe Turizmin kemi dëgjesë për projekt TID ku pjesmarrës janë banorët e prekur, Bashkia e Durrësit, Ministria kulturës. Te vetmit që refuzojnë llogaridhënien publike janë përfaqësuesit e AADF.
Refuzimi për të ardhur tregon një gjë të thjeshtë: këtë plan skandaloz AADF nuk e mbron dot publikisht.
Por nga ana tjetër është shembulli i asaj që themi prej viteve që shteti shqiptar ka krijuar një precedent unik në botë, duke i dhënë një privati si AADF të drejta publike.
Kjo qartësisht sic del edhe nga ky refuzim është e rrezikshme:
* Sepse i jepen një enti privat të drejta publike, por nuk ka asnjë mekanizëm real kontrolli mbi të
* Sepse mosdhënia e llogarisë kur prek prona publike krijon hapësira korrupsioni, abuzimi të pakontrolluara nga askush.
* Sepse planet e menaxhimit bëhen pa transparencë, pa kritere të qarta dhe pa përgjegjësi para qytetarëve apo parlamentarëve.
* Sepse qytetarët humbasin shtëpitë, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi
* Sepse dëmtohet e ardhmja turistike, kulturore dhe urbane e qyteteve dhe te gjithë lajnë duart me AADF që fshihet dhe se detyron dot të jap shpjegime.
AADF sot ka marrë më shumë prona publike se çdo OJF e ngjashme në botë, pa transparencën minimale që kërkon një shoqëri demokratike.
Asnjë vend serioz nuk ia lë interesin publik në dorë privatëve pa mekanizma kontrolli dhe llogaridhënieje.





