Paloma është një ndër konkurrentet e “Big Brother VIP”, e cila herë pas here nxit debate dhe shkakton polemika në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku nuk ngurron që të flasë dhe për jetën e saj personale.
Së fundmi, teksa ka treguar si është njohur me bashkëshortin e saj, ajo gjithashtu ka rrëfyer dhe vështirësitë që ka përjetuar për t’u bërë nënë. Konkurrentja tregoi se për fat të keq ka abortuar dy shtatzëni të saj.
“Të parin e kemi humbur ne. Isha tre muajshe kur më tha doktori që nuk ia dëgjojmë rrahjet. Isha te java e shtatë. Shkoj për të bërë kontrollin më tha që do presësh edhe dy javë të tjera se ndoshta është i vogël dhe se dallojmë dot.
Ishte 20 nëntor kur më tha që do ta heqim. Të qarat e atij (bashkëshortit) si kalama. ‘Pse na ndodhi ne kështu?!’. Mu dukte sikur s’do bëja më kalamaj. Isha shumë e dobët atëherë. Më tha doktori që duhet të haja bukë. Pastaj herën e dytë, më rrëshqiti.
Pastaj ditën që e kam marrë vesh që isha prapë shtatzënë për herë të dytë. Qaja e thoja “s’e di çfarë kam”. Pastaj herën e tretë, ditën e ditëlindjes time e kam marrë vesh që isha shtatzënë. Edhe i thash “o babush, jam shtatzënë!”
Kishte frikë se mos përjetonim ndonjë zhgënjim tjetër. Më thonte ik me kë të duash për kontroll. Pastaj erdhi dhe shkojmë aty. Kontrolli i parë okay. Pastaj shkuam pas tre javësh, më kishte sjellë një mollë jeshile. Shkojmë te doktori, zemra po me dilte nga vendi se kurrë nuk ia kisha dëgjuar rrahjet zemrës.
Mbaja mollën në dorë, ndërkohë që ai bënte ekon. Tha “Ia dëgjuat rrahjet?”, ai reagoi “Uaa”. Duke u lumturuar, qante si kalama. Mollën e shtrëngoja në dorë dhe ka ngel në frigorifer derisa lindi goca e u bë tre muajshe, dhe nuk u prish qëndroi ashtu jeshile. Doktori më tha ‘vajzë’, Alandi e dinte ‘gocë’ në shqip dhe s’po e kuptonte.
Deri pesë muajshe s’e ka marrë vesh njeri, vetëm lash cigaren. Villja gjithë ditën muajt e parë të shtatzënisë. Dalim të dy me makinë se si rashë me një gropë… Shkoj në shtëpi, shoh gjak. ‘Uaaa’ thash, ‘e humbëm’ prapë. Shkuam në maternitet, ai priste pas derës.
Ajo doktoresha tha “bebi është mirë, por duhet të bësh shumë kujdes. Magnezin” më tha mua dhe “qetësohu se s’ke asgjë”. Rrija në krevat pastaj derisa e kam lind atë fëmijë. Pastaj ia kam mbush doktorëve duart me lekë kur lindi ai fëmijë”.