Presidenti i Çelsit, Roman Abramoviç është divorcuar nga bashkëshortja e tij, Daria Zhurukova pas 10 vitesh martesë.Lajmin për këtë divorc është pohuar edhe nga vet çifti ku në një deklaratë për mediat ruse ata kanë deklaruar se do te vazhdojnë të mbeten miq të ngushtë dhe partnerë në projektet e nisura pavarësisht vendimit të marrë.

“Kemi marrë një vendim të vështirë, por do të mbetemi miq të ngushtë, prindër të dy fëmijëve të mrekullueshëm dhe partnerë në projektet e nisura prej vitesh”, shkruhet në deklaratën e çiftit.Presidenti i Çelsit ka me ish-bashkëshorten 2 fëmijë. Një djalë 7 vjeç dhe një vajzë 4 vjeçe. Ndarja e tij pritet të ndikojë edhe te buxheti i skuadrës londineze, pasi një pjesë e pasurisë i takon Daria Zhurkovës.