Admiruesit e serialit që ka pushtuar vëmendjen e të gjithëve, “Squid Game” do të kenë mundësi të marrin pjesë në një lojë të vërtetë të organizuar në Abu Dhabi.
Qendra Kulturore Koreane në Emiratet e Bashkuara ka marrë përsipër realizimin e saj, por pa gjakderdhje dhe vrasje.
Dy skuadra me 15 pjesëmarrës secila do të kenë mundësi të luajnë 4 nga 6 sfidat e serialit në qendër të Abu Dhabi më 12 tetor.
Lojërat janë “Red Light, Green Light”, “Dalgona Candy” të cilat u bënë virale në Tik Tok, “Marbles” dhe “Djadki”. Lojërat do të zgjasin dy orë dhe do të jenë në formatin e një turneu ku lojtarët e eliminuar do ta shohin lojën nga tribunat.
Për aplikimin, duhet të plotësojnë një formular me tre pyetje që teston njohuritë e tyre themelore për “Squid Game”. Çdo fitues do të marrë një kostum të gjelbër të personalizuar në vend të 38 milionë dollarëve.





