Disa banorë të Roskovecit kanë shkuar mëngjesin e sotëm në ambientet e SPAK ku do të depozitojnë një kallëzim penal ndaj kryetares së Bashkisë, Majlinda Bufi.

Bashkë me banorët i pranishëm për të depozituar kallëzimin është dhe kryetari i Partisë Demokratike, dega Roskovec, Emels Xhaxhaj.

Ata akuzojnë Bufin për abuzimet me 3 tenderat.

“E kemi dorëzuar kallëzimin në SPAK. Një tender është diku te 200 mln të vjetra e një tjetër 24 mln të vjetra. Janë për rikonstruksion rrugësh, shkollash. tani e pamë të arsyeshme që të depozitonim kallëzimin në SPAK. Shpresoj që të merret në konsideratë dhe zonja Bufi të merret si e pandehur dhe të japë llogari se si i ka zbatuar kontratat.”, tha Xhaxhaj në një prononcim për mediat.