Prokuroria e Posaçme SPAK ka sekuestruar dokumentet e kompanisë ndërtuese të Tunelit të Llogarasë.

Ky veprim nga ana e SPAK vjen pas akuzave që ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj hodhi ndaj Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Bëhet fjalë për dokumentet e kompanisë  ‘Hill Interna-tional NV’, e cila ka ndërtuar tunelin e Llogarasë.

Urdhri për sekuestrimin e dokumenteve është firmosur nga prokurori Dritan Prenci.