6 janar 2014 – Gazeta “Panorama” ne nje nga kryeartikujt e saj te sotem shkruan per urdhrin e fundit te drejtorit të Qarkullimit, i cili kërkon nga shërbimet e Policisë Rrugore që të mos vendosin gjoba pa ia komunikuar më parë drejtuesit të mjetit që kryen shkeljen.

“Ankesat e shumta që janë depozituar së fundmi në Polici nga drejtuesit e mjeteve për gjobat në mungesë dhe pa qenë në dijeni të tyre, sjellin reagimin e drejtuesve të Policisë Rrugore”. Sipas gazetes, pas këtij vendimi, Policia Rrugore ndalohet të vendosë gjoba kur automjeti është në lëvizje apo pa u ndaluar drejtuesi, në mënyrë që të vihet në dijeni për shkeljen që ka kryer dhe arsyen pse po ndëshkohet.  Ky urdhër ka hyrë në fuqi menjëherë dhe ka nisur zbatimi i tij nga strukturat në terren.