Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat e arrestit për 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme me urdhër të SPAK për abuzimet me tenderat.

Bëhet me dije se në burg do të qëndrojnë 8 nga 9 zyrtarët, të cilët më herët kishin kërkuar zbutje të masës.

Arrest me burg:

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara

Fatmir Demneri, anëtar i KVO

Mariglen Buzali, anëtar i KVO

Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO

Ani Omuri, anëtar i KVO.

Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.

Arrest shtëpie:

Anisa Bogdani, anëtar i KVO.