Janë lënë të lira tre ish-punonjëset e Shtëpisë së Fëmijës së Shkodrës, mes tyre dhe drejtoresha e këtij institucioni, Albana Llazani. Gjykata ka caktuar sot masën ‘detyrim paraqitje’ për Llazanin, Najada Rramollin dhe Rafaela Camajn.

Ish-drejtoresha Llazani akuzohet për rastin e 4 vajzave të mitura të shtëpisë së fëmijës të cilat u abuzuan seksualisht dhe për dhunimin brenda institucionit të disa fëmijëve të tjerë.

Ndaj saj rëndojnë akuzat “shpërdorim detyre” dhe “keqtrajtim të të miturve”.