Një ish-punonjës i kujdesit për fëmijët në Australi është akuzuar për më shumë se 1600 vepra penale, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me 91 fëmijë.
Pas veprimeve të rënda, ai ka filmuar gjithçka dhe më pas i ka shpërndarë pamjet në internet.
Policia pretendon se autori ka abuzuar me vajza të moshës 15-vjeçare. Ai u arrestua në gusht të vitit 2022, por policisë i është dashur një vit për të hetuar dhe identifikuar viktimat.
Autoritetet deklaruan se është një nga rastet më të tmerrshme që kanë parë ndonjëherë, të ndodhura në më shumë se 10 qendra kujdesi për fëmijë.
45-vjeçari po përballet me 246 akuza për përdhunim dhe 673 akuza për ngacmime ndaj fëmijëve, shumë prej tyre konsiderohen më të rëndat. Në bazë të akuzave autori pritet të dënohet me burgim të përjetshëm.
Ai gjithashtu përballet me qindra akuza për filmimin dhe shpërndarjen e materialeve të abuzimit me fëmijët. Policia pretendon se ai regjistroi të gjitha abuzimet e tij. Ata kanë arritur të gjejnë 4000 imazhe dhe video në pajisjet e tij elektronike.
Fëmijët australianë që dyshohet se janë abuzuar, disa prej të cilëve tashmë janë rritur, u identifikuan. Pas hetimit familjet e fëmijëve të abuzuar janë vënë në dijeni të të gjithë ngjarjes.