Gjykata ka firmosur masën “arrest me burg” në mungesë për kryetarin e bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, pasi akuzohet se ka abuzuar më detyrën.
Dyshohet se Frrokaj ka shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumenta.
Gjithashtu, është arrestuar edhe nënkryetari i Bashkisë Enver Hafizaj, kreu i Hipotekës Gjenilon Bacaj si dhe dy juristët Eduard Lekaj e Armando Dakaj.
Mbi ta rëndon e njëjta akuzë si ndaj Fran Frrokajt, ajo e tjetërsimit të pronave.
Mësohet prokuroria ka marrë referimi në policinë e shtetit në lidhje me bashkinë e Lezhës ku javët e fundit ka pasur kontrolle nga KLSH.





