Skandali i abuzimit seksual me të mitur nga ish-trajneri i ekipit të të rinjve të Njukastëll, Xhorxh Ormond, ka ardhur drejt verdiktit final të gjykatës.

Akuzat kishin të bënin me ngacmimet që trajneri i kishte bërë disa të rinjve, kur drejtonte ekipin në vitet '90.

Në gjyq dëshmuan 19 prej viktimave që kishin rënë pre e Ormond, ku deklaruan se ish-trajneri i kishte ushtruar presion të mos dëshmonin për favoret seksuale që ai kërkonte. Gjykata ka vendosur ta dënojë me 20 vite 62-vjeçarin.