Policia e Fierit ka raportuar ditën e sotme se janë arrestuar dy shtetas K. T., 21 vjeç dhe I. K., 29 vjeç.

Ata dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 28-vjeçare që vuante nga sëmundjet mendore.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Trafiqet e Paligjshme të DVP Fier vunë në pranga shtetasit K. T., 21 vjeç dhe I. K., 29 vjeç, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 28-vjeçare me sëmundje mendore.