Edmond Kola i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale në gjini me mbesën e tij 18-vjeçare, është dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Tiranës.
Sipas vendimit, ndaj të pandehurit nuk do të ketë aplikim të lirimit me kusht. Kjo për shkak të veprës që ka kryer, që do të thotë se do t’i kryeje të gjitha ditët e burgut.
18-vjeçarja ishte denoncuar si e humbur nga prindërit e saj, por gjashtë muaj më pas ajo u kthye në shtëpi dhe tregoi se kishte jetuar me dajën (Edmond Kolën) me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie.
Për këto ka të dhëna, së bashku me referimin e një sërë mesazhesh telefonike, ku daja i kërkonte mbesës të kthehej të jetonte me të.
18-vjeçarja tregoi në rrëfimin e saj se ishte kthyer në shtëpi menjëherë pasi e kishte kuptuar që kjo gjë ishte e ndaluar dhe se “pas kësaj prindërit u distancuan me dajën, ndërsa kishin ndërprerë menjëherë komunikimin me të afërmit dhe familjarët e mamasë”.





