Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar lidhur me gjendjen e akseve kombëtare pas reshjeve të dendura të shiut dhe të dëborës përgjatë ditëve të fundit.

ARRSH njofton se në rajonin Verior dhe Qendror reshjet kanë pushuar por në rajonin Jugor kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa liston më tej akset ku situata paraqitet problematike.

POSTIMI I PLOTË

INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE

Në rajonin Verior dhe Qendror reshjet kanë pushuar por në rajonin Jugor kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit

RAJONI VERIOR

Qarkullohet me zinxhirë:

Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë.

RAJONIO QENDROR

Qarkullohet me zinxhirë:

Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë,Kryqëzim Zëmblak-Goricë.

RAJONI JUGOR

Vazhdon të jetë problematike segmenti Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. Në usekët e rrugës kalimi është me një korsi. Vijon puna edhe brenda territorit të doganës edhe në tokën neutral për pastrimin dhe kthimin në normalitet.

Kushtëzuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë në orët e paradites.

Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE Në rajonin Verior dhe Qendror reshjet kanë pushuar por në rajonin Jugor…

Posted by Autoriteti Rrugor Shqiptar – Faqja Zyrtare on Sunday, February 14, 2021